Plagoset me dinamit, do kapte peshk
Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër, në përpjekje për të gjuajtur peshk me lëndën shpërthyese dinamit.

Shtetasi Met Zeneli më pas është dërguar në spitalin e Shkodrës ku dhe po vazhdon mjekimin.

Policia lokale bën të ditur se shtetasi Zeneli ka dëmtuar dorën ndërsa ishte duke përdorur dinamit për të kapur peshk në Drinin e Zi. /albeu.com/


Shtuar më 23/07/2016, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori