Plagoset me armë zjarri 40 vjeçari në Velipojë
Pëlqej
Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Velipojë.

I dëmtuar ka mbetur 40-vjeçari i cili është vetëqëlluar me armë zjarri.

“Më datë 09.12.2018 , rreth orës 16:20 në Velipojë, shtetasi E. L. 40 vjeç, në banesën e tij është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë të cilën e mbante pa leje. Shtetasi E.L është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2018, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori