Plagosën të zotët e shtëpisë, merret vendimi për dy grabitësit në Allias
Bëri shumë bujë grabitja në Allias vetëm pak kohë më parë. ku grabitësit plagosën edhe të zotët e shtëpisë.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për Fatjon Metërnikën dhe masën e arrestit me burg në mungesë për grabitësin Markeljan Cungu.

Këta të fundit kryen një grabitje me armë të dielën e 19 janarit në familjen Laze në Allias të Tiranës. Dy djemtë hynë në banesë dhe me t’u përballur me kryefamiljarin Petrit Laze, e qëlluan me armë në trup.

Më tutje të rinjtë kanë vjedhur paratë e biznesmenit të prodhimit të brumrave dhe kanë qëlluar në këmbë me një plumb dhe gruan e Petrit, Afërdita Lazen.

Policia arriti të kapë 28 vjeçarin Fatjon Metërnika, ndërsa Markelajn Cungu është ende në kërkim.


Shtuar më 12/02/2020, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori