Plagosën me thikë 24-vjeçarin, arrestohen 3 persona, policia jep detajet
Plagosën mbrëmjen e djeshme një 24 vjeçar me thikë për motive të dobëta. Policia arrestoi këtë të martë tre personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë që u shënua në qytetin e Korçës.

Autoritetet kanë vënë në pranga tre shtetas të identifikuar me inicialet A.K, M.J dhe I.A.

Dy të parët rezultojnë të dënuar më parë për vjehdje dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia lokale sqaron se ka arrestuar shtetasit:

A.K, 18 vjeç (i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta").

M.J, 28 vjeç, (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve") si edhe
I.A, 32 vjeç, banues në Korçë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndodhur pranë tregut të shumicës, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup dhe kanë plagosur me thikë shtetasin A.T, 24 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.
Shtuar më 25/06/2019, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori