Plagosën me sende të forta 56 vjeçarin, arrestohen 4 persona në Vlorë
Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër po persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë plagosur me sende të forta një 56 vjeçar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Orikum, Vlorë, ku të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.

Ndër kohë sipas uniformave blu të arrestuarit janë P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç.

Njoftimi i plotë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 29/10/2020, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori