Plagosën kambistin dhe gruan e tij, sa miliona u vodhën në Memaliaj
Një kambist është qëlluar me tytën e pistoletës në kokë nga një person ende i pa identifikuar mbrëmjen e sotme në Memaliaj.

Përvec 70 vjecarit,është qëlluar edhe gruaja e tij.

I plagosuri është shtetasi Mustafa Mustafai 70 vjeç ndërsa gruaja e tij Thëllëza Mustafai, 67 vjeçe, e cila ka qenë duke mbyllur derën e biznesit.

I plagosuri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital, i mbuluar nga gjaku ndërsa kanë qenë banorët ata që i kanë ardhur në ndihmë.

Mësohet se shuma e marrë është rreth 7 milionë lekë të vjetra, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori