Plagosën burrë e grua në Allias, maskat hynë në vilë për të grabitur
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në Allias.

Sipas informacioneve, plagosja ka qenë për shkak të një grabitje në shtëpinë e dy bashkëshortëve.

Disa grabitës me maska dhe me armë hynë në vilën në Allias duke tentuar grabitjen dhe plagosën burrin dhe gruan. /albeu.com/

Shtuar më 19/01/2020, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori