Pjesë e organizatës së drogës, shqiptarit i bëhet pritë nga policia
Një shqiotar është vënë në pranga në Greqi dhe është dënuar me 12 vite burg si anëtar i një organizate të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike në Greqi.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu bë pritë poshtë shtëpisë së tij në Nea Smyrni në Athinë.

Policia e Nea Smyrni morën informacione në lidhje me shtëpinë ku fshihej 36-vjeçari shqiptar dhe menjëherë sapo ai doli, ai u arrestua.

I riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

Shtuar më 20/09/2020, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori