Masakra me 6 vrarë në Athinë, Ministria e Brendshme: Autoritetet greke informojnë se viktimat janë me shtetësi turke

Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar pas masakrës me 6 të vdekur në Greqi, ku informoi se sipas autoriteve greke viktima janë shtetas turk me karta identiteti të një vendi të BE.

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, njoftimi i Ministrisë.

Fillimisht mediat greke raportuar se viktimat u raportua se viktimat ishin shqiptarë, por sipas autoriteteve të shtetit fqinj ata ishin turq.

Mësohet se viktimat posedonin karta identiteti franceze. Protothema raporton se ajo që është e sigurt që është fals janë targat e makinave gjermane, të cilat dyshohet si i janë vendosur mjetit.

Sipas informacioneve, skenari më i mundshëm është ajo e larjes së hesapeve për pazare droge.


Shtuar 12.09.2023 08:53