Pjesë e grupit kriminal, arrestohet turku me nënshtetësi shqiptare
Rexhep Ipek, 49-vjeç nga Turqia me nënshtetësi shqiptare, i akuzuar si pjesë një grupistrukturuar kriminal është arrestuar në Bullgari. Ai ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në shtator të vitit 2019. Më 12 shtator policia njoftoi arrestimin e 23 personave në Shqipëri dhe 34 të tjerëve në Greqi. Ata akuzoheshin për trafik droge por dhe organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europes.

Sipas policisë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Falë bashkëpunimit me homologët bullgarë është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofja, Bullgari, u krye ekstradimi nga Sofja, Bullgari, i shtetasit R. I., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, i cili ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Nga hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka rezultuar se shtetasi R. I., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupistrukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofja, u bë i mundur arrestimi i tij në Bullgari dhe ekstradimi drejt vendit tonë”, njofton policia.

Shtuar më 21/01/2021, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori