Pjesë e 33 kriminelëve të Lezhës, kush është "babagjyshi" super i kërkuar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia e Shtetit ka publikuar listën e 33 personave më të kërkuar për qarkun e Lezhës.

Ajo që vihet re në këtë listë është se 32 prej shtetasve në fjalë janë të dënuar për vrasje ku mes tyre është edhe një grua e quajtur Violeta Gjoka (Haxhia) për të cilën drejtësia shqiptare ka dhënë 17 vite burg.

Por pjestari i 33-të i listës së "zezë" të Lezhës, i vetmi që nuk akuzohet për vrasje është Saimir Kala i dënuar me 18 vite burg.

Mbi Saimir Kalën rëndon akuza e "pjesëmarrjes në grupe kriminale dhe vjedheje me armë". Ai njihet ndryshe si pjestarë i bandës së "babagjyshëve" që kryen disa vjedhje në vitin 2013">2013-2014.

Si fillim Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 28 vite burg për Saimir Kalën (në foto), por ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 18 vite e 8 muaj burg.

Por kush janë anëtarët e bandës së "Babagjyshëve"

Ilir Kupa
Saimir Kala
Dritan Kola
Fatmir Prifti
Hajdar Sefa (Xaka)
Agustin Sula
Miljan Elezi apo Artur Tafani (i vrarë)
Julian Qerushi

VJEDHJET NE 2013">2013-2014
1. Në datë 28.09.2013">2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
2. Në datë 05.11.2013">2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
3. Në datë 25.11.2013">2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.
4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
5. Në datë 25.09.2013">2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.
6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
7. Në datë 24.12.2013">2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari“Gelosia” në qendrën tregetare TEG.
8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armëargjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.

Banda e Babagjyshëve ka kryer edhe dy grabitje të tjera me uniformë ushtarake. Një supermarket dhe një pikë bastesh sportive u grabitën nga anëtarët e kësaj bande, nën uniforma ushtrake dhe të armatosur.
Shtuar më 16/12/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori