Nxjerrin vezë floriri, "cilësia" e pabesueshme e guruve që kanë fiksuar familjen e Gjiknurit (VIDEO)

Ka bërë bujë lajmi se bashkëshortja dhe të afërm të ministrit Damian Gjiknuri janë ndjekës të një sekti të çuditshëm indian me gru Paramahamsa Vishwananda.

Ky i fundit është akuzuar për mashtrim, ndërsa ditët e fundit ka mbërritur edhe në Shqipëri ku edhe i janë puthur këmbët prej disa zonjave, ku ishte edhe bashkëshortja e Gjiknurit.

Krahas fuqive mbinatyrore që mbështetësit e tyre bësojnë se këta guru kanë, ata njihen edhe për një cilësi të çuditshme, shkruan Albeu.com.

Mbështetësit e tyre besojnë se këta guru nxjerrin vezë të arta prej stomakut të tyre, e cila konfirmonë sipas tyre faktin se ata kanë cilësi mbinatyrore.

Në videon e mësipërme mund të shihni si ilustrim një rast ku njëri prej guruve në fjalë nxjerr vezë floriri nga goja duke mahnitur ndjekësit e tij, ndërsa nuk janë të pakët ata që besojnë se kemi të bëjmë me një mashtrim të trashë.

Për më tepër, ndiqni videon! /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori