Piro Dhima me mllef kundër Shqipërisë: Hajdutë, po marrin pronat tona në Vorio Epir
Peshëngritësi kampion bote me origjinë shqiptare, Piro Dhima ka lëshuar helm sot ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve duke i akuzuar se po u vjedhin pronat të ashtuquajturëve grekë të Himarës.

Wshtë pranuar botërisht se në Himarë nuk ka minoritet grek, megjithatë Dhima shkruan me mllef kundër Shqipërisë duke i kërkuar qeverisë së Athinës që të ndërhyjë tek qeveria shqiptare për të ndaluar marrjen e pronave të atyre që ai i quan grekë të Vorio Epirit, shkruan Albeu.com.

"Shpreh shqetësimin tim për abuzimin në mënyrë të vazhdueshme me të drejtat e minoritetit grek në Vorio Epir, siç është sëfundmi edhe marrje e pronave të tyre. Kërkoj që qeveria greke të ndërhyjë me rrugë diplomatike që të ndalet kjo", shkruan kampioni i rritur në Shqipëri, Piro Dhima.

Pronat për të cilat flet Dhima janë në fakt pjesë e projektit që qeveria shqiptare po ia ofron kompanive më të njohura botërore të turizmit për investime në këtë sektor dhe nuk janë në pronësi të banorëve, për të cilët shprehet Piro Dhima. /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2018, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori