Po shijonte rrezet e diellit në ballkon, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali teksa po merrte rreze dielli në ballkonin e apartamentit ku jetonte.

Mediet italiane raporrtojnë se 40-vjeçari shqiptar ishte dëbuar nga Italia pasi ishte shpallur fajtor për tragik droge.

Por me sa duket ai ka rihyrë ilegalisht në Itali.

Ai u arrestua teksa merrte rreze dielli në ballkonin e apartamentit ku jetonte prej disa kohësh në Jesi. Shtetasi shqiptar pritet të vuajë dënimin dy vite dhe katër muaj burg për trafik droge./albeu.com/