Pipero jep shpresë: Kur pritet të bjerë numri i të infektuarëve
Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero është shprehur në emisionin “Opinion” se koronavirusi pritet të arrijë pikun në vendin tonë gjatë kësaj jave.

Mjeku shprehet se duke iu referuar të dhënave të deritanishme, javën e ardhshme do të ketë shifra të qëndrueshme. Pipero thotë se në javën e dytë të këtij muaji, pritet që numri i të infetkuarve të ulet.

Në çfarë periudhe të epidemisë jemi?

Unë besoj që në këtë javë do të arrihet piku, janë dhe dy-tre ditë për tu mbyllur kjo javë, java që vjen do të jenë shifra të qëndrushme, me luhatje të vogla. Nuk besoj se do të kemi rritje të madhe. Në javën e dytë të prillit unë besoj fortë se numrat do vinë duke u ulur, është e vështirë të bësh parashikime të sakta.

Pse ne kemi numrin më të lartë të vdekjeve në rajon?

Nuk është e vërtetë, numri më i lartë është në Itali. Jo të gjithë personat që kanë komplikacine mund të shpëtohen, pavarësisht profesionalizmit. Është parë që të moshuarit dhe ata të sëmurë kronik janë më të rrezikuar.

Tek ne shërimet janë optimiste dhe përtej parashikimeve tona, në ditët në vijim do të shërohen akoma. 90% personave nuk kanë shenja fare por që mund ta trasmetojnë sëmundjen, 80% e të sëmurve e kalojnë në forma të lehta. Në rast se personat me rrisk të madh tregojnë kujdes maksimal dhe të rinjt tregojnë kujdes, atëherë kalojnë shumë lehtë.
Shtuar më 03/04/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori