Pinë e u bënë "tapë", tetë persona bëjnë për spital pronarin e lokalit
Një pronar lokali është dhunuar në mënyrë barbare në Pogradec mbrëmjen e djehsme.

Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, dhe pronari i lokalit, 40-vjeç është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.

Shtetasi është identifikuar si Erjon Çollaku dhe ëhstë dhunuar me mejete të forta para lokalit të tij duke mbetur pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin shkruan bw.

40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.
Shtuar më 09/11/2019, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori