Pezullohet Rektori i Universiteti të Tiranës, Besa Shahini i kërkon Metës shkarkimin
Ministrja e Arsimit Besa Shahini vendos pezullimin e rektorit të UniversitetitTiranës dhe ia këkon presidentit ta shkarkojë.

“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet.

Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.

Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.

Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.

Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.
Shtuar më 13/04/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori