Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat lidhur me lirimin e Gerti Gjinararit tha se janë pezulluar nga puna, drejtori i burgut Drenovë, një përgjigjes sektori dhe dy specialistë.

“Është në kundërshtim me instancat ligjjore për lirimin me kusht. Për këtë arsye ministria i është drejtuar inspektoriatit duke kërkuar hetimi disiplinor për gjyqtarin. Është proceduar drejtori i Burgut Drenovës, një përgjegjës sektori dhe dy specialistë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dikumentash që lidhen me lirimin e të burgosurit”, – tha Gjonaj

Gjonaj foli edhe për punën e Task-Forcës për të cilën tha se zhdukja e korrupsionit do të ndikojë në rritjen ekonomike, duke lajmëruar njëkohësisht vijimin e punës në këtë drejtim.

“Jam këtu para jush për t’iu raportuar se puna e taks forcës vijon. Jemi të bindur se zhdukja e korrupsionit do të ndikojë në rritjen ekonomike. Qeveria Ministria e Drejtësisë do të vijojë e palëkundur.

Në fokusin e task forcës këtë javë ishte posti më i madh i vendit ai i Durrësit, me objekt respektimin e kërkesave ligjore. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje për mosbatim urdhërash të brendshëm. Shkelje janë evidentuar edhe në rekrutimin e personelit në këtë institucion. Task Forcë evidentoi 25 masa disiplinore. Masë disiplinore, edhe për drejtorin e Portit Durrës.Për lirimin e Gert Gjinarit, kemi kërkuan edhe inicimin e hetimit për gjyqtarin”,- deklaroi ndër të tjera ministrja. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori