Pezullohet lëvizja, Greqia ul traun edhe në Kakavijë
Pala greke ka pezulluar lëvizjen edhe në Kakavijë pasi është përmbushur kuota për kalimin e 750 personave në territorin e tyre. Pritet për tu parë nëse do ketë negocim mes palëve për riçeljen e pikës gjatë orëve në vijim.

Drejtori i DVKM Gjirokastër Arben Joco foli para medieve duke thënë se nuk ka një njoftim se është mbyllur Kakavija, por janë në limit të numrit dhe pritet që të bien dakord me palën greke për të vijuar punën.

“Nga pala greke është vendosur edhe një limit, 750 persona, kritere që do vijojnë deri në një njoftim të dytë. E njëjta gjë është edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku limiti është 300 persona dhe aktualisht është pezulluar puna.

Presim nga pala greke për të mësuar se si do të vijojë. Aktualisht jemi në limite por nuk ka njoftim për mbyllje. Presim që të kemi njoftim nga pala greke për të vijuar punën pasi numri po arrin në limit”, tha Joco.
Shtuar më 16/08/2020, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori