Pezullohet aplikimi për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjithë shtetasit e interesuar për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, se përgjatë datës 31 dhjetor 2013">2013, Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor për dokumenta identiteti, (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), nuk do të mund të presin aplikime të reja.

Gjithashtu, në 31 dhjetor 2013">2013, nuk do të kryhet as shpërndarja e dokumentave të identitetit të prodhuara deri atë ditë, pranë Komisariateve të Policisë. Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit, nga kompania Aleat sh.p.k, që prodhon dokumentat identifikues.

Ky proces inventarizimi dhe mirëmbajtjeje zgjat për 24 orë, ndërsa në vazhdim do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumenta. Kjo praktikë e mbylljes për një ditë të shërbimit për qytetarët është e përvitshme, duke i dhënë mundësi kompanisë Aleat sh.p.k të kryejë inventarizimin e sistemit.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile bën të ditur se janë nxjerrë jashtë përdorimit perms asgjësimit, të gjitha dokumentat e identifikimit (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), të prodhuara në vitin 2011, por të patërhequra nga shtetasit shqiptarë, pranë komisariateve të Policisë. Kështu janë nxjerrë jashtë përdorimit në total 18,682 letërnjoftime dhe 695 pasaporta biometrike. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2013, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori