“Këta të tre dua t’i nxjerr sa më shpejt”, Kristi bisedon me Ronaldon

Kristi i ka thënë Ronaldos që do të nxjerrë sa më shpejt nga shtëpia Luizin, Kiarën dhe Efin.

Ai u shpreh se Luizi nuk ka çfarë jep më shumë në atë shtëpi. Ronaldo tha se Luizi tani është në fazë shijimi. Sipas tij, kundërshtari më i mirë i Luizit është Kristi, ndaj dhe po merret me të.

Kristi ka komentuar gjithashtu rihyrjen e Kiarës, duke thënë se tani ajo është gjithë kohën me Luizin dhe përsërit të njejtat gjëra që ai thotë.

Ai shtoi se shtëpia do të jetë shumë herë më mirë pa praninë e Luizit, Kiarës dhe Efit.


Shtuar 11.04.2023 15:27