Pezullimi i Artan Shkëmbit, Berisha hedh akuza ndaj ish-drejtorit të rëndësishëm
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku reagon për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit.

Ky i fundit, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë.

Sipas Berishës, “njeriu i narkodrejtorit te pergjithshem Ardi Veliut vet, nje trafikant i rrezikshem per implikimin e te cilit ne trafiqe ekzistojne 56 raporte zyrtare, Artan Shkembi u emerua ne ate detyre si gjobvenes dhe trafikant shteteror”.

Postimi i plotë i Sali Berisha

Superskandal!
Bosi mafioz Artan Shkembi ne krye te KÇK (OFL).

Miq, pergjimet gjermane provuan ate qe opozita e ka deklaruar me kohe, se Artan Shkembi, Narkodrejtori i Organizates gjobvenese te narkoshtetit KÇK me emrin zyrtar OFL, ishte thjeshte nje trafikant.

Njeriu i narkodrejtorit te pergjithshem Ardi Veliut vet, nje trafikant i rrezikshem per implikimin e te cilit ne trafiqe ekzistojne 56 raporte zyrtare, Artan Shkembi u emerua ne ate detyre si gjobvenes dhe trafikant shteteror.

Zbulimi i bashkepunimit te tij me trafikantet nga pergjimet gjermane deshmon qarte dhe perfundimisht se mafia e droges eshte fytyra reale e narkoshtetit te Edvin Mafise. Ai u mor dje ne duar nga SPAK-u i partise, i cili ka si mision te vetem te laje jo para te pista por zyrtaret dhe trafikantet e narkoqeverise.

Drejtimin e Organizates Shteterore KÇK( OFL) e merr tani vet krye trafikanti ne krye te narkopolicise Narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu.

Per hollesu me te medha lexoni kroniken e meposhtme. sb

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili njëkohësisht drejton edhe operacionin “Forca e Ligjit”, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Burimet thanë dje se, ditën e shtunë, GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të pezulluar nga detyra drejtuesin e lartë të Policisë deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se SPAK po kryen hetime për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor nga ana e Artan Shkëmbit.

Burimet janë shumë të rezervuara për të nxjerrë sekretin hetimor të një dosjeje që duket se ka pikërisht këtë sigël, megjithatë të dhënat flasin për një hetim që po kryhet edhe në Gjermani.
Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë. Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të TaskForcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.
Shtuar më 29/09/2020, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori