Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia: Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit

Gjatë konferencës për shtyp, në prezantimin e Cristiano Ronaldo te Al-Nassr, trajneri i ekpit arab foli për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, ku e cilësoi luzitanin, si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

“Jam i befasuar nga numri i njerëzve në sallën e shtypit, zakonisht pas ndeshjeve janë vetëm 3-4 gazetarë…

Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ai është një legjendë dhe është një nder i madh për të gjithë ne që ta presim këtu. Jam i sigurt se ky është një moment fantastik për kampionatin dhe për Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Kam mësuar në jetën time se lojtarët si ai janë më të lehtë për t’u trajnuar. Mund të mësoj prej tij, të dy duam të fitojmë”,- tha Rudi Garcia në prezantimin e Ronaldos. /albeu.com


Shtuar 3.01.2023 19:21