Pësoi hemoragji në tru, qeveria i jep 1.9 milion lekë ish-ministrit
Pëlqej
Kthimi i ish-ministrit socialist Luan Hajdaraga nga Maqedonia drejt Shqipërisë vetëm pak kohë më parë fatkeqsisht desh u kthye në një tragjedi pasi rrugës ai pësoi një goditje në tru.

Si pasojë e një tensioni shumë të lartë, në vlerat 27, i ka dhënë Hajdaragës paralizë në gjysmën e majtë të trupit.

Qeveria i ka dhënë 1.9 milionë lekë Hajdaragës për mbulimin e shpenzimeve mjekësore në Turqi.

Vendimi është marrë në datën 16 maj ndërsa mbulon transportin jashtë vendit për ish-ministrin.

VENDIMI

Nr. 280, datë 16.5.2018 PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT MJEKËSOR TË Z. LUAN HAJDARAGA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e shpenzimeve të transportit mjekësor të z. Luan Hajdaraga, në shumën 1 900 000 (një milion e nëntëqind mijë) lekë.
Kjo shumë të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të transportit mjekësor ajror.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të
Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Senida Mesi
Shtuar më 23/05/2018, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori