Peshku i Koranit drejtë zhdukjes
Peshku i Koranit vazhdon të shkojë drejtë zhdukjes pas peshkimit pa kriter që bëjnë peshkatarët në liqenin e Pogradecit ku ai rritet. Për të ndaluar peshkimin e paligjshëm në këtë liqen Ministria e Mjedisit ka nisur sot një aksion për sekuestrimin e rrjetave të peshkimit.

Ndërkohë që ky aksion pritet të vijojë edhe në ditët në vijim. Ky lloj meshku nuk rritet në të gjitha liqenet. Në liqenin e Ohrit rriten 40 specie peshqish, ndër më të njohurit dhe më i rëndësishmi është peshku i llojit Salmo Letnica, (Korani). Është për tu theksuar se peshku Koran gjendet vetëm në këtë liqen dhe në Liqenin Bajkal ne Rusi. Korani është peshku i ujrave shumë të pastra dhe të thella. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori