Policia e Elbasanit ka arrestuar 5 persona të akuzuar për vepra
penale të ndryshme.
Sipas
policisëm, një prej të arrestuarëve do të ekstradohet në Itali.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë
Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për
veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë
Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin:
F. H., 38 vjeç, banues në
Elbasan, pasi më datë 13.02.2021, në lagjen “Shënkoll”,
Elbasan, nën kërcënimin e një arme zjarri pistolet dhe të një mjeti të mprehtë (thikë), ka vjedhur një market në pronësi të shtetasit F. H.
Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd kapën dhe ndaluan shtetasit:
A. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Elbasan e ka dënuar me 1 vit burg për
veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhit të tij.
Sh. A., 28 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për
veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, pasi gjatë kohës që punonjësit e Policisë kanë qenë duke ekzekutuar vendimin penal për një të afërm të tij, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Peqin dhe Shijak, kapën dhe ndaluan shtetasin:
E.K., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Gramsh, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për
veprën penale “Prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 08:48