Pesë raste të reja me koronavirus, tre prej tyre italianë: Si është situata e pandemisë sot në Shqipëri
Ka shkuar në 64 numri i të prekurve nga
Covid-19 në vendin tonë, ku ditën e sotme janë regjistruar 5
raste të reja.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bëri me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5
raste ku 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri si dhe
një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja.
Deri në këto momente testuar 697 janë
raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64
raste si dhe janë shënuar dy
raste me humbje jete.
Ministria shton se po punohet për testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit,
qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për
qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që
qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 11:54