Pesë ditë nga atentati, si paraqitet gjendja e prokurorit Noja
Kanë kaluar pesë ditë nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku ai dhe dy miqtë e tij mbetën të plagosur.

Ndoja ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ende ka hematoma në syrin e djathtë dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Jashtë dhomës, qëndrojnë në mbrojtje dy punonjës police të cilët nuk lejojnë as familjarët të futen pa kontrollin e tyre.

Ndoja ka vendosur të flasë në një moment tjetër përsa i përket atentatit ku dhe pritet të sqarojë çfarë ka ndodhur gjatë itëve që ai po qëndron në spital, por kërkon prej policisë të zbardhë ngjarjen nga ku mbeti i plagosur.

Shtuar më 07/11/2019, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori