Aksion si në filma në Itali, shqiptari plagos policin pasi e kapën me drogë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar , i cili akuzohet për shpërndarje lëndësh narkotike dhe për plagosjen e një efektivi polici.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga policia italiane, por kur ka kuptuar që do të kontrollohej, ai ka tentuar të largohet me vrap.

Në ikje e sipër shqiptari plagosi dhe një nga karabinierët, pasi e qëlloi me gushte atë. Ai u arrit të kapej dhe u çua në paraburgim.

Pas arrestimit, policia italiane ushtroi kontroll në banesën e shqiptarit ku gjeti dhe 100 gramë marihuana, 40 gramë kokainë, e ndarë në 16 copa të vogla, gati për tu shitur, një peshore elektronike, si dhe 8 mijë euro në kesh.


Shtuar 21.05.2021 20:22