Njofton UEFA: Emergjencë mjekësore, suspendohet ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dhënë lajmin për ndërprerjen e ndeshjes Danimarka – Finlanda e vlefshme për EURO20.

Në minutën e 43’të, futbollisti Christian Eriksen ra në tokë pa ndjenja.

Ai dukej në gjendje të rëndë, kurse në mediat e huaja thuhet se pësoi një sulm kardiak.

Eriksen tani është nisur për në spitalin më të afërt, kurse UEFA njofton se për shkak të emergjencës mjekësore ndeshja është suspenduar./


Shtuar 12.06.2021 19:14