Përsëritet tragjedia në Vlorë, si u vranë krerët e njësisë administrative Kotë (VIDEO)
Pak minuta më parë ndërroi jetë kreu i njësisë administrative Kotë, Argjil Gjoka.
Mësohet se Gjoka ishte futur në mes të dy vëllezërve të cilët po konfliktoheshin për arsye prone, për ti ndarë.
Si pasojë, ai morri disa plumba në gjoks që i morrën dhe jetën.

Kujtojmë se një tragjedi e ngjashme ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në këtë fshat. Kryetari i njesisë Kotë në atë kohë, Fatmir Hodo u vra me armë gjahu.

Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë

Delaj qëlloi Hodon, pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.
Shtuar më 11/06/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori