Përsëritet historia, shqiptari ekzekutohet në një restorant në Spanjë
Një shqiptar është qëlluar për vdekje ndërsa ndodhej në një restorant në Spanjë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Orange Tree” në Albir në Costa Blanca pak para mesnatës së të premtes.

Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në ambientet e lokalit dhe hapi zjarr, siç raportohet nga shtypi spanjoll.

Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve se vrasësi u afruan në tavolinën ku viktima po darkonte me partneren e tij dhe e qëlloi disa herë me pistoletë para se të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar, ndërkohë që një tjetër shqiptar u ekzekutua në një restorant në Brazil vetëm pak kohë më parë.
Shtuar më 19/12/2020, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori