Përplasjet mes bashkive dhe policisë për KZAZ-të, KQZ: Do përgjigjeni penalisht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë të bërë për mediat, është shprehur se Bashkitë duhet që të mos kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, pasi zgjedhjet lokale të 30 Qershorit do të mbahen.

Sipas KQZ kërkesa e Bashkive është jashtë kompetencave dhe cënon ligjin zgjedhor në Shqipëri. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhen shmangur incidentet dhe përplasjet mes policisë dhe qytetarëve.

“KQZ vijon punën për të mbajtur zgjedhjet e 30 qershor. Disa kryebashkiakë kanë shkruar shkresa për KZAZ. KQZ bën me dije se këto shkresa bien në kundërshtim me ligjin. KQZ ripërsërit kërkesën që të mos ketë veprime të jashtëligjshme, që KQZ dhe KZAZ të mund të bëjnë punën e tyre. Kuvendi i Shqipërisë përmes një rezolute 5.6.2018 ka shprehur mbështetjen për KQZ që të mbrojë pacenueshmërinë dhe vazhdimësinë.

KQZ ka vendosur të cilësohet ineksizstent dekreti i presidentit Meta. Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. Këto veprime janë me pasoja të rënda për zgjedhjet dhe vendin. Veprime të tilla përbëjnë vepra penale. Shkelja e këtyre ligjeve bën që personat që shkelin këto nene të mos kenë mundësi të zgjidhen, sipas ligjit të dekriminalizmit. Ne vijojmë punën normalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KQZ.

Kjo deklaratë e bërë nga KQZ, është kundërshtuar nga drejtuesi i këtij institucioni Klement Zguri, i cili thotë se me dekretin e Metës çdo veprim është nul.
Shtuar më 18/06/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori