Përplasje Berisha - Balla, ja çfarë letre lexohet në Kuvend
Taulant Balla nuk ndalet së provokuari Sali Berishën.

Balla i ka lexuar në Kuvend Berishës, një kartolinë që ish-kryeministri i kishte dërguar Hysni Kapos kur ai ishte bërë gjysh.

Letra daton më korrik 1979.

Kartolina është e mbushur me fjalë të mira që Berisha i dërgon Hysni Kapos.

Sali Berisha ia ka dërguar letrën Hysni Kapos nga Parisi, ç'ka Balla e komenton se Berisha ishte i priviligjuar nga regjimi.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Berishës, i cili tha se "atë që ua ka bërë ai (Berisha) etërve të deputetëve të PS nuk mund tia bëjë askush".

Berisha ka shtuar se Rama ka qarë kur Berisha ka "shembur parajsën e etërve të Ramës dhe ferrit të shqiptarëve". /Albeu.com/
Shtuar më 04/12/2015, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori