Përplasja e të fortëve në Burrel, dosja e "nxehtë " ku gjyqtari përfitoi 300 milion lekë
Pas betimit, prokurorët e SPAK kanë nisur menjëherë nga puna.
Edhe pse janë vetëm 8 të tillë dhe dosjet janë të pafundme, pritshmëritë e publikut janë të mëdha.

Në një listë prej 24 dosjesh, që janë të parat në hetim, pa përjashtuar edhe shumë dosje që janë lënë për një moment të dytë, dosja me numrin 7 është ajo e të akuzuarit Gentian Doda, një emër i njohur në botën e krimit, por edhe për Drejtësinë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithsesi, pritshmëritë e publikut janë të mëdha. Në një listë prej 24 dosjesh, që janë të parat në hetim, pa përjashtuar edhe shumë dosje që janë lënë për një moment të dytë, dosja me numrin 7 është ajo e të akuzuarit Gentian Doda, një emër i njohur në botën e krimit, por edhe për Drejtësinë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Dosja e tij nis vite më parë, në të cilën është përfshirë edhe një gjyqtar. Shkëlqim Miri është pjesë e kësajh dosjeje që tashmë do hetohet nga SPAK. Ndaj Mirit është nisur një hetim nën akuzën e korrupsionit. Gjatë kontrollit në banesë në momentin e hetimit të dosjes në ngarkim të Gentian Dodës që akuzohej për vrasje në banesën e Mirit u gjetën 300 milionë lekë të vjetra, që dyshohet se ishin marrë si ryshfet në gjykimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997 (me dy viktima). Sipas dosjes gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje për autorin Gentian Doda, shkruan Shqip.

Por kush është Gentian Doda?! Ai u ekstradua nga SHBA në vitin 2012 i akuzuar për vrasjen e shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima.

Në vitin 2010 në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vrarë aksidentalisht Asllan Gjoka.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

Shtetasi Gentian Doda është hetuar dhe gjykuar në mungesë, me mbrojtës të caktuar nga familjarët. Ai u dënua në 2001 me 20 vjet burg në mungesë.

Ai ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për asnjë vendim ndaj tij, pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri dhe të gjithë procedurat janë bërë në mungesën e të gjykuarit dhe se ai ka marrë dijeni vetëm me datë 13.07.2012 kur është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj ka kërkuar rigjykim të çështjes në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Nga aktet e përcjella nga autoritetet gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rezulton se Departamenti i Shtetit i është referuar notës së Ambasadës Amerikane me numër 12/049, datë 27 janar 2012, me të cilën është përshkruar një garanci se Gentian Dodës, i garantohet e drejta për rigjykim për shkak të gjykimit të tij në mungesë.

Tashmë dosja është nën hetimin e SPAK, atyre prokurorëve që kanë edhe “bekimin” e amerikanëve dhe që pritet të jenë të parët për ta futur Drejtësinë në Shqipëri në shinat e duhura. SPAK është tashmë struktura ndaj të cilëve janë drejtuar mijëra sy të shqiptarëve.
Shtuar më 25/12/2019, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori