SHBA ka bërë thirrje për
bashkëpunim të plotë në lidhje me çdo hetim mbi shkakun e përplasjes së
avionit ukrainas pranë Teheranit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Mike
Pompeo.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje këtë incident dhe do të qëndrojnë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës gjithë ndihmën e mundshme”, tha
Pompeo duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve dhe miqve të 176 personave të vrarë.
Aeroplani tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.
Shtuar më 09/01/2020,
ora 08:41