Përplasi të moshuarën me makinë dhe u largua "skëterrë", arrestohet shoferi
Një shofer ka aksidentuar të moshuarën 87-vjeçare në Tiranë dhe është larguar menjëherë nga vendi.

E moshuara ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime hetimore të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ç., 33 vjeç, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja, këmbësoren me iniciale B. S., 87 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

N., 36 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Ç., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime hetimore të mëtejshme.
Shtuar më 26/01/2021, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori