Autoritetet malteze kanë arrestuar sëfundmi 27 vjeçarin shqiptar Bektash
Muka, pasi ky i fundit akuzohet se kishte vjedhur 500 mijë euro bizhuteri në kryeqytetin e Maltës.
Ai është një emër i njohur edhe për Policinë Shqiptare pasi të paktën dy herë nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, duke dëmtuar gjithashtu edhe furgonin e policisë.
Në vitin 2016 ai
përplasi makinën e tij tip BMW X6 për shkak të shpejtësisë pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.
Kjo pasi në
rrugën” Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Atë kohë,
Muka ishte në ndjekje për një sherr në të cilin ishte përfshirë .
Muka nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” për të ndaluar dhe vazhdoi
rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në
rrugën “Prokop Mima” u përplas me murin rrethues të një banese.
27-vjeçari me të njëjtën automjet, disa muaj më parë,
përplasi furgonin e Policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, të cilët edhe në atë rast përsëri i kishin bërë shenjë ndalimi.
Gjatë kontrollit në makinën e përplasur të Mukës, policia gjeti një pistoletë.
Shtuar më 19/11/2018,
ora 13:56