Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri, Celibashi: Kandidatët të jenë pa rekorde kriminale

Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Clibashi, foli sot në tryezën me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri” për mbatëvajtjen e procesit zgjedhor për lokalet e 14 majit.

Celbashi tha se kandidatët që do u aofrohen aytetrëve duhet të individë me integritet dhe pa rekorde kriminale.

Ai tha se zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin.

Sipas Celibashit individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale, dhe të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre.

“Thelbësore është që kandidatët që do t’u paraqiten qytetarëve të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualifikime zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit. Zgjedhja e kandidatëve të pastër ligjërisht është thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe të veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyre e të punojnë me zyrtarë të tjerë në interes të qytetarëve. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, veçanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin”, u shpreh ai.


Shtuar 16.03.2023 10:34

Tags: ,