Përplasi për vdekje kalimtarin, arrestohet 27 vjeçari nga Ballshi
Kapet dhe ndalohet drejtuesi i automjetit i cili aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas.

Në datën 22.05.2019, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin I.M, dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

G.M, 27 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin G.M për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit”.





Shtuar më 25/07/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori