Përplasi për vdekje 24 vjeçarin e ja mbathi, kapet i riu
Policia e Fierit ka mundur të kapë dhe arrestojë 28 vjeçarin i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje një person në Qenas të Fierit.

I riu u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me automjetin ‘’Fiat Punto’’ për vdekje 324 vjeçarin me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I riu akuzohet jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për largim nga vendi i aksidentit.

Njoftimi
Fier

Identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 18/09/2020, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori