Gjendet pa shenja jete në rrugë një person në Elbasan, ky është shkaku

Ditën e sotme është gjetur pa shenja jete një person në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër.

Personi ende nuk është idenrtifikuar, ndërsa dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtuar automjeti, i cili po ashtu nuk është identifikuar, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com