Përplasi për vdekje 2 gra dhe një fëmijë, arrest me burg për agjentin nga Devolli
4 ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi rrethin e Devollit.

Agjentit doganor Olsi Belortja, në gjendje të dehur shtypi për vdekje me makinë 3 persona në Devoll.

Gjykata ka vendosur masën "arrest me burg" për drejtuesin e mjetit, i cili tetoi të largohej nga vendngjarja.

Drejtuesi i mjetit rezulton të kishte pirë alkool gjatë testit të bërë nga policia, ku ka rezultuar se ka qënë në masën e 0.85 mg/l dhe 0.82 mg/l.

Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht, ku ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko.

Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje këmbësorët të cilët ndërruan jetë në spital në Tiranë.

Pas aksidentit Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga policia.

Shtuar më 04/07/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori