Temperatura deri në -4°C, java e dytë e janarit nis me vranësira dhe dëborë

Java e dytë e janarit nis me mot të ftohtë dhe vranësira.

Meteorologu, Hakil Osmai nga MeteoAlb thotë se temperaturat e ajrit do të kenë rënie duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të shkojnë deri në -4, ndërsa ata maksimale deri në 12- 13 gradë celcius.

Ndërkohë do të kemi reshje shiu dhe dëborë. Gjatë mesditës sot do të kemi dendësim të vranësirave që do të krijojnë mundësira për reshje në të gjithë territorin ku në ultësirën perëndimore herë pas herë do të kemi reshje afatshkurtra të shiut.

Në zonat malore në orët e mbrëmjes do të ketë edhe shfaqje e flokëve të dëborës në 1300 metra nga niveli i detit. E marta në pjesën e parë te ditës mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore në 900 metra mbi nivelin e detit./albeu.com. 


Shtuar 9.01.2023 09:38