Përplasi 7 vjeçarin e ja mbathi nga vendngjarja, shoferi emër i njohur për policinë
Nnjë 7 vjeçar është përplasur mbrëmjen e djeshme nga një automjet, në fshatin Kozare të Kuçovës.

Makina tip “Benz” me targa AA 562 RV, ishte duke ecur me shpejtësi në rrugën brenda fshatit ka goditur 7-vjeçarin me inicialet S.GJ.

Ky i fundit ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.

Sipas policisë, autori është larguar nga vendngjarja. Banorët e zonës kanë njoftuar policinë e cila ka marrë të dhënat dhe brenda pak minutash arrestoi 23-vjeçarin L.D. banues në Berat.

Mësohet se 23-vjeçari">23-vjeçari është person me precedente, pasi eshte gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, 23-vjeçari">23-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit. Fëmija i aksidentuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tij të rëndë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Shtuar më 05/08/2020, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori