Përplaset autobusi në Dubai, vdesin 17 persona
Një autobus është përplasur me një tabelë sinjalistike në Dubai, duke i marrë jetën 17 personave.

Autobusi mësohet se transportonte 31 pasagjerë. Aksidenti ndodhi në rrugën Sheikh Mohammed bin Zayed, tha policia.

8 nga viktimat mendohet se janë shtetas indianë. Ndërkohë shoferi, rreth moshës 50 vjeçare, po merr trajtim për lëndime të lehta.

Autoritetet i shprehën ngushëllimet familjeve të viktimave.

"Ndonjëherë një gabim i vogël ose neglizhencë gjatë ngasjes së automjetit çon në pasoja të tmerrshme,"-tha shefi i policisë, Abdullah Khalifa Al-Marri.

Policia e Dubait po heton për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan tragjedinë.
Shtuar më 07/06/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori