Përplaset anija me flamurin shqiptar në ujërat greke, cilat janë dyshimet e para
Një
anije mallrash me flamur
shqiptar është përplasur në një zonë shkëmbore në
ujërat grekë të Akrotiri Dukatit në Lefkadha dhe ka futur ujë.
Sipas ministrisë
greke të Ujërave, tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Anija Koravi mbante 1900 ton hekur nga Amaliada, volos, me destinacion Shqipërinë, ndërkohë që pranë saj udhëtonin edhe dy
anije të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018,
ora 08:14