Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku raportohet se janë përplasur tre automjeve në aksin
rrugor Fushë Krujë-Laç.
Si pasojë e aksidentit, mësohet ka ndërruar jetë njëri prej shoferëve.
"Specialistët e Qarkullimit
Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin
rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar
mjetin tip "Toyota", është përplasur me
mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me
mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte
mjetin në gjëndje të dehur.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip "Ford", A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64
vjeçe dhe P. S., 68
vjeçe, banuese në Pukë", njofton policia.
Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 08:20