Përplasën për vdekje 61 vjeçarin, arreston dy të rinjtë
Dy të rinj në Lezhë janë arrestuar, pasi aksidentuan për vdekje shtetasin Gjon Kola 61 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur shtetasit A.Xh 22 vjeç dhe N.M 19 vjeç në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BM˔, në sense të kundërta aksidentuan 61 vjeçarin.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas, rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BM˔, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 30/11/2020, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori