Përplasen kokë më kokë makinat në Fier, tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë –Fier, ku janë përplasur dy makina dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti tip “Benz” është përplasur në vendin e quajtur “Vajkan” me mjetin “Opel”.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 personat pasagjerë në automjet. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën dhe janë në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në datën 19.12.2017, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Lushnje-Fier në vëndin e quajtur “Vajkan” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.M, 46 vjeç, banues në Vajkan, me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin D.J, 52 vjeç, banues në Vajkan.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.M, 52 vjeç, E.M,41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 19/12/2017, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori